Martinezi dëshiron të nënshkruajë me Unitedin - Gazeta Express
string(45) "martinezi-deshiron-te-nenshkruaje-me-unitedin"

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 23:40

Martinezi dëshiron të nënshkruajë me Unitedin

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 23:40

Portieri argjentinas Emiliano “Dibu” Martínez është i hapur për një transferim te Manchester United, edhe pse klubi anglez nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Interesi i “Djajve të Kuq” për kampionin e botës me Argjentinën ka lindur në një kohë pasigurie rreth së ardhmes së André Onana-s, i cili, ndonëse është ende pjesë e planeve të klubit, mund të largohet nëse vendoset të ndryshohet drejtimi në portë.

Fillimisht, ideja e United ishte të sillnin një portier rezervë për të rritur konkurrencën, por mundësia për të nënshkruar me një lojtar me përvojë, lidership dhe garanci si Martínez, ka ndryshuar qasjen. Sipas raportimeve, janë zhvilluar kontakte të para nga përfaqësuesit e futbollistit, edhe pse Aston Villa ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare nga United.

Në kampin e Aston Villës, situata financiare dhe rregullat e Fair Play Financiar i detyrojnë të shqyrtojnë çdo ofertë serioze për disa lojtarë kyç. Martínez, i cili ka kontratë deri në vitin 2029, është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe dhomën e zhveshjes, por klubi nuk e përjashton shitjen nëse vlera kalon 30 milionë paund – dhe mund të afrohet deri në 40 milionë, një shumë e ngjashme me atë që u përmend për Mike Maignan.

Dibu, i njohur për reflekset e shpejta, dominimin në ajër dhe karakterin e fortë, është profili ideal që trajneri i ri i United, Rúben Amorim, kërkon për portën e ekipit. E ardhmja e kësaj lëvizjeje do të varet drejtpërdrejt nga ajo e Onana-s dhe nga guximi i United për të ndërmarrë një hap të tillë.

Ajo që është e sigurt: Martínez është mëse i gatshëm ta pranojë sfidën./GazetaExpress/a