string(106) "martin-odegaard-ne-qender-te-kritikave-analisti-i-kerkon-artetas-qe-ta-zhveshe-ate-nga-shiriti-i-kapitenit"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 23:19

Martin Odegaard në qendër të kritikave: Analisti i kërkon Artetas që ta zhveshë atë nga shiriti i kapitenit

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 23:19

Pas një paraqitjeje të zbehur kundër Paris Saint-Germain në humbjen 1-0 në “Emirates”, Martin Odegaard është vënë në shënjestër të kritikave nga tifozët dhe ish-analistët.

Kapiteni i Arsenalit regjistroi vetëm 20 pasime të kompletuara nga 27 tentime – numri më i ulët për të këtë sezon – dhe kjo ka ndezur debatet rreth rolit të tij si lider i skuadrës.

Ish-analisti i njohur i Match of the Day, Mark Lawrenson, ka kërkuar publikisht që Mikel Arteta t’ia heqë shiritin e kapitenit norvegjezit, duke deklaruar se pesha e përgjegjësisë po ndikon në formën e tij.

“Shiriti i kapitenit duhet t’i merret Odegaard-it, që ai të fokusohet vetëm te performanca. Të gjithë e dimë që është lojtar i mirë, por këtë sezon ka qenë thjesht 6 nga 10”, u shpreh Lawrenson për Paddy Power.

Ai sugjeroi që Declan Rice të marrë shiritin, duke kujtuar se ish-mesfushori i West Ham-it e ka mbajtur këtë rol më parë dhe nuk do të ndikohej negativisht nga ai.         

“Nëse ia jep Rice-it, s’mendon që do ndikohet. Ai ishte kapiten te West Ham dhe e ka natyrshëm atë rol.”

Kritikat vijnë në një moment delikat për Arsenalin, që rrezikon të përfundojë sërish i dyti në Premier League, për të tretin vit radhazi, pasi Liverpooli siguroi titullin javën e kaluar. Ndaj PSG-së në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, Odegaard dhe bashkëlojtarët e tij do të duhet të përmbysin rezultatin në një përpjekje për të fituar trofeun e vetëm të mbetur në horizont.

Arsenali luan më parë të shtunën kundër Bournemouth, një përballje ku do të kërkohet rikthimi në formë para sfidës vendimtare në Paris. /GazetaExpress/