Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria Speciale rreth dyshimeve për tri vepra penale - Gazeta Express
string(90) "martin-berishaj-u-intervistua-nga-prokuroria-speciale-rreth-dyshimeve-per-tri-vepra-penale"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 15:22

Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria Speciale rreth dyshimeve për tri vepra penale

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 15:22

Prokuroria Speciale ka konfirmuar intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai po hetohet për shpëlarje të parave, shmangie nga tatimi dhe për raportim të rremë të pasurisë

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, ka thënë Prokuroria Speciale për Gazetën Express.

Për intervistimin e tij ka njoftuar edhe avokati i Berishajt, Tomë Gashi, i cili tha se ai ka dhënë “deklaratë sqaruese”, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për “të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb”.

“Për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot z. Martin Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese me të cilën ne besojmë që i ka ndihmuar Prokurorisë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret të Serbisë me qëllim të dëmtimit të reputacionit të profesorit Martin Berishaj”, ka shkruar Gashi ndër të tjera./Express/