Martial dhe James në mesin e 9 lojtarëve për të cilët United është i gatshëm të dëgjojë oferta - Gazeta Express
string(86) "martial-dhe-james-ne-mesin-e-9-lojtareve-qe-united-eshte-i-gatshem-te-degjoje-oferta-2"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 15:40

Martial dhe James në mesin e 9 lojtarëve për të cilët United është i gatshëm të dëgjojë oferta

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 15:40

Anthony Martial dhe Daniel James s’kanë më vend në Manchester United.

Sipas ESPN, Manchester United ka vendosur t’i shesë për ofertën e duhur dyshen Anthony Martial dhe Daniel James.

Lexo Edhe:

Asnjëri prej tyre nuk ka impresionuar në “Old Trafford”, dhe nuk bëjnë pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer, që në sulm tani ka një tjetër treshe; Rashford-Cavani-Sancho.

Gjithashtu raportohet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë oferta edhe për Jesse Lingard, Brandon Williams, Diogo Dalot, Phil Jones, Alex Telles, Andreas Pereira dhe Axel Tuanzebe.

United ka bërë dy goditje të mëdha deri më tani këtë verë, derisa Solskjaer ka premtuar ende blerje në mënyrë që të forcohet ekipi dhe të luftojë për titullin e Premierligës.

Jadon Sancho dhe Raphael Varane janë goditjet e mëdha të verës deri më tani. /Gazeta Express/