Martesë në kohën e Covid-19, ceremonia e çiftit në Izrael kryhet me sallën bosh - Gazeta Express
string(78) "martese-ne-kohen-e-covid-19-ceremonia-e-ciftit-ne-izrael-kryhet-me-sallen-bosh"

Gazeta Express

20/03/2020 1:13

Martesë në kohën e Covid-19, ceremonia e çiftit në Izrael kryhet me sallën bosh

Gazeta Express

20/03/2020 1:13

Koronavirusi ka paralizuar gjithçka por jo dëshirat e njerëzve. Një çift i ri në Jerusalem kanë mundur të zhvillojnë ceremoninë e tyre martesore, edhe pse pa pranë e miqve, të cilët i ndoqën dhe I uruan nëpërmjet telefonit.

Roni Ben-Ari dhe Yonatan Meushar janë të sapomartuar dhe ky është kërcimi I tyre I parë. Në një sallë bosh, si pasojë e situatës me koronavirusin, dhëndri dhe nusja kanë vetëm-njëri tjetrin ndërsa miqtë e tyre po I ndjekin live nëpërmjet telefonit. Dasma e tyre, ashtu si edhe shumë aktivitete të tjera, u anulua si masë nga qeveria izraelite për të shmangur përhapjen e covid 19, por kjo nuk e pengoi çiftin të zhvillonin ceremoninë në praninë e vetëm disa familjareve.

Kjo ceremoni martese hebreje çiftit iu ofrua falas nga menaxheri i lokalit të dasmave në Jerusalem.

“Ishte ndryshe nga sa kishim imagjinuar .. por është e përsosur,” tha Ben Ari.

Ky ambient është vënë në dispozicion të çifteve të reja, dasmat e të cilëve janë anuluar për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria për të luftuar.

Nusja 26-vjeçare dhe burri i saj, 36 vjeç janë nga Kibbutz Kalya, një zonë afër Detit të Vdekur, ishin duke planifikuar të martoheshin të enjten e kaluar, por iu desh ta anulonin ceremoninë pasi Izraeli kufizoi grumbullimet brenda ambienteve të mbyllura për 100 persona një ditë më parë. Ata prisnin afro 260 të ftuar.