Martesat e gjinisë së njëjtë në vjeshtë në duart e deputetëve, në VV ende s'ka konsensus - Gazeta Express
string(86) "martesat-e-gjinise-se-njejte-ne-vjeshte-ne-duart-e-deputeteve-ne-vv-ende-ska-konsensus"

Martesat e gjinisë së njëjtë në vjeshtë në duart e deputetëve, në VV ende s’ka konsensus

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 16:28

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencën e fundit për sesionin pranveror, ku edhe ka paraqitur punën e këtij grupi.

Kur foli për miratimin e Ligjit të Pagave e Kodit Civil, ajo u shpreh e bindur se këto dokumente të rëndësishme do të marrin mbështetjen e deputetëve në sesionin vjeshtor.

Lexo Edhe:

Edhe pse e pranoni se kanë dallime të qëndrimeve në parti sa i përket Kodit Civil, thotë ai është dokumenti më me rëndësi që rregullon jetën e qytetarëve të vendit, raporton EO.

“Ligji i Pagave dhe Kodi Civil në sesioni vjeshtor do të jenë në shqyrtim. Kemi mendime të ndryshëm në GP, nuk është dokument të thjeshtohet në një çështje”.

“Ai e rregullon jetën e qytetarëve prej lindjes deri në vdekje, dhe është e rëndësishme të kuptohet rëndësi e këtij Kodit, jemi shumë optimistë që Kodi të kalojë”.

Shefja e deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila tha se, kanë arritur që thyejnë rekord në miratimin e ligjeve që nga shpallja e pavarësisë.

Ajo tha se kanë arritur që të miratojnë 87 ligje në të dy leximet dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare, falë edhe mbështetjes së opozitës.

“Kuvendi ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. me 87 ligje të miratuara në të dy leximet dhe 18 marrëveshje të arritura ndërkombëtare gjë që nënkupton dhe bashkimin e pozitës dhe të opozitës në miratimin e këtyre marrëveshjeve. Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të rritur performancën dhe perceptimin e duhur të qytetarëve për punën e deputetes dhe deputetit”.

Kusari-Lila shtoi se edhe pse është bërë punë e mirë ka ende punë në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe institucioneve që i raportojnë Kuvendit.

Në sesionin e ardhëm ajo tha se synim kanë përmbushje e agjendës dhe që të jetën shembull i punës së mirë institucionale.

“Synimet tona në sesionin vjeshtor janë: dinamizmi i punës së mëtejshëm, përmbushja në afate optimale e agjendës legjislative, organizimi i sa më shumë dëgjimeve publike dhe rritjes së transparencës me qytetarët, trajtimi i sa më shumë çështjeve të adresuara nga qytetarët drejt kuvendit dhe grupit tonë parlamentar në veçanti. Përsosja e sistemit të institucioneve që raportojnë në kuvend dhe shtimi eksponencial i numrit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve dhe të gjitha fushat”, tha Kusari-Lila.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi, tha se janë të vendosur që të vendoset rregull dhe ligj në vend.

Ai ka garantuar se do të ketë drejtësi për krimet e luftës e betejë të pashoq ndaj krimit e korrupsionit.

Deputeti Adnan Rrustemi, foli për punën konkrete në pjesën e legjislativit që edhe është pjesë e programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

“Me 282 mbledhje, 1329 pika të rendit, 87 projektligje të shqyrtuara, 2588 amandamente të shqyrtuara, 68 grupe punuese, shqyrtimin e përplot raporteve, pritjet dhe vizitat jashtë vendit, është bërë punë e hatashme përgjatë këtij sesioni parlamentar ku janë miratuar shumë ligje që janë jetike për jetën e qytetarëve tanë, në shumë fusha, prej drejtësisë e ekonomisë tek mjedisi e bujqësia e arsimi“, tha Rrustemi.

“Për herë të parë, pas një përpjekje 12 vjeçare, Kuvendi ka miratuar Rregulloren e Punës së Kuvendit, kurse ligjet e miratuara si Kodi i Procedurës Penale, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Deklarimi i Pasurisë e Ligji për Financimin e Subjekteve Politike janë pjesë të reformës evropiane e kërkesa të përvitshme të raportit të progresit. Po ashtu, me rëndësi jetike janë edhe ligjet si Ligji për Gjykatën Komerciale, KPK, të Drejtën Ndërkombëtare Private, Ligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligji për markat tregtare e ligje të tjera.”

“Ne kemi dhe një synim politik shumë të rëndësishëm për të mbërritur e ai është miratimi i legjislacionit që buron nga programi ynë politik, rrjedhimisht nga programi qeverisës. Ndaj përkushtimi ynë në punë i kërkon dyfishin e angazhimit të parë deri tani në kuvend”, tha Rrustemi.

Tutje, Rrustemi paralajmëroi kontribut të shtuar në sesionin vjeshtor në mbështetje të çështjeve dhe grupeve që kanë nevojë.

“Kontributi ynë përtej procesit ligjvënës është dhe do të jetë edhe më i shtuar në sesion vjeshtor, në betejën për të çuar deri në fund vendosjen e drejtësisë për krimet e luftës, mbështetjen për familjet e dëshmorëve, martirëve dhe vet viktimat e dhunës seksuale, betejën antikorrupsion, të drejtat në punë e pagë, përparimin e të drejtave të grave dhe vajzave, mbrojtjen e interesave të grupeve shoqërore në vështirësi ekonomike arsimore e shëndetësore.”

“Mbështetjen e parezervë për minoritetet dhe të zbatimit e të drejtave të tyre. Si dhe kontributin për hapjen e një rruge të re drejt politikave të mbrojtjes së mjedisit. Mbështetjen dhe promovimin për artistët dhe sportistët. Dhe pa dyshim përfaqësimin sa më të denjë në institucionet ndërkombëtare të Kuvendit dhe shtetit tonë.”

“Si grup parlamentar do të punojnë që niveli i punës së Kuvendit të kthehet në shembull të përgjegjshmërisë së lartë të të zgjedhurve pra deputetëve ndaj qytetarëve të Republikës”, tha Rrustemi në fund të fjalës së tij.