“Martesa” nga autori Witold Gombrowicz e adaptuar dhe në regji të Norbert Rakowski pritet të luhet premierë në Teatrin Kombëtar në shtator të këtij viti.
Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provat për shfaqjen e radhës bazuar në dramën “Martesa” nga autori polak, Witold Gombrowicz e adaptuar dhe në regji të regjisorit të njohur polak, Norbert Rakowski, e cila do të shfaqet premierë me 20 shtator 2024.
Luajnë: Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buqaj, Era Balaj, Adhurim Demi
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku, Skenografe: Maria Jankowska Kostumografe: Paola Grocholska Kompozitor: Tomor Kuçi Asistent regjisor: Skender Podvorica Përkthyes: Qerim Ondozi
/Express