Marten de Roon është “shumë i lumtur dhe krenar” që ka bërë histori si lojtari me më së shumti paraqitje për Atalantën, ndërsa tifozët shkëlqyen për ndeshjen e tij të 436-të.
“La Dea” nuk kishte regjistruar fitore për një muaj në të gjitha kompeticionet, duke barazuar 2-2 me Lazio në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe më pas u eliminua 10-2 në total nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.
Ishte gjithashtu një sfidë e vështirë kundër Hellas Veronës, ku goli i Davide Zappacosta kaloi mes shumë këmbëve për të përfunduar në këndin e largët të portës, ndërsa Marco Carnesecchi realizoi pritje të rëndësishme.
“Kjo ishte një ditë emocionale që nga minuta e parë, megjithëse përpiqesha të fokusohem tek loja sa më shumë të mundja,” pranoi De Roon në konferencën për shtyp.
Ishte një ditë speciale për De Roon, i cili regjistroi paraqitjen e tij të 436-të me fanellën e Atalantës, duke lënë pas Gianpaolo Bellinin dhe duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të klubit.
“Ndjehem shumë pranë Bergamos dhe Atalantës, ndjeva sikur isha në shtëpi që nga dita e parë. Ende ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të luaj sa më gjatë të mundem.
“Bellini ishte një zotëri i vërtetë për këtë rekord, dhe padyshim ishte kapiteni im kur erdha gjithashtu.”

Tifozët shfaqën një tifo në tribunë para fillimit të ndeshjes me një imazh të fytyrës së tij duke festuar, dhe pas ndeshjes një banderolë e madhe mbante këtë mesazh: “Djali i adoptuar i qytetit tonë, një simbol i vërtetë i Atalantës, 436 herë faleminderit Marten!”.

Ai bëri një xhiro rreth fushës me familjen për t’i përshëndetur tifozët, duke mbajtur një banderolë që tregonte thirrjet në nder të tij, të kënduara mbi melodinë e temës së Anime Goldrake.

Po ashtu kishte një banderolë nga një fëmijë i vogël që deklaronte se dëshironte “të bëhej një ikonë e klubit si ti.”
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam shembull për të rinjtë. Kjo dashuri nga tifozët e Atalantës është e mrekullueshme,” tha ai.
“Ne jemi një grup shumë i bashkuar, mbaj mend që u pritëm mirë nga gjenerata e vjetër si Migliaccio, Bellini, Raimondi dhe Cigarini. Atmosfera brenda Atalantës është thelbësore për suksesin tonë”, tha ai.
Fitorja në këtë ndeshje ngjiti Atalantën në vendin e shtatë, vetëm katër pikë larg Juventusit në vendin e pestë, duke ushtruar presion më të madh mbi Romën përpara ndeshjes së tyre ndaj Lecces mbrëmjen e sotme./GazetaExpress/