Marta Kos në një vizitë dy ditore në Mal të Zi - Gazeta Express
string(46) "marta-kos-ne-nje-vizite-dy-ditore-ne-mal-te-zi"

Marta Kos në një vizitë dy ditore në Mal të Zi

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 8:09

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos do të vizitojë Malin e Zi të enjten dhe të premten, më 16 dhe 17 janar.

Siç njofton Komisioni Evropian, Kos gjatë vizitës së tij do të takohet me presidentin malazez Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe kryeparlamentarin Andrija Mandiq, raporton RTCG.

Lexo Edhe:

Kos, siç është paralajmëruar, do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Malit të Zi.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Komisionerja për Zgjerim do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, si dhe do të jetë mysafire në një darkë me kryeministrin Spajiq dhe ministrat në Qeverinë e Malit të Zi.