Marta Kos lajmërohet nga Shkupi, nesër takon liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq do të jenë aty - Gazeta Express
string(103) "marta-kos-lajmerohet-nga-shkupi-neser-takon-lideret-e-ballkanit-perendimor-kurti-e-vuciq-do-te-jene-aty"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 20:16

Marta Kos lajmërohet nga Shkupi, nesër takon liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq do të jenë aty

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 20:16

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka treguar se nesër në Shkup do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se plani është përmirësimi i jetës në gjithë rajonin.

Në samit do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Mezi pres të jem në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo, teksa falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Mickoski për organizimin e samitit.

“Plani ynë i Rritjes tashmë po përmirëson jetën në të gjithë rajonin, por ne mund të bëjmë më shumë! Nesër do të ketë të bëjë me ofrimin e më shumë dhe më shpejt”, tha ajo. /Gazeta Express