Marshi për krerët e UÇK në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë - Gazeta Express
string(105) "marshi-per-kreret-e-uck-ne-shkup-mickoski-hap-i-gabuar-i-ahmetit-jam-i-bindur-se-vlen-nuk-do-ta-mbeshtese"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 20:01

Marshi për krerët e UÇK në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 20:01

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski komentoi protestën e paralajmëruar të liderit të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit.

Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, ka deklaruar Mickoski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement