Komentuesit serbë ushtrojnë në Telegram si të sulmohen automjetet e Policisë së Kosovës - Gazeta Express
string(84) "marrezia-e-serbeve-ne-veri-planifikojne-ti-sulmojne-automjetet-e-policise-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 13:31

Komentuesit serbë ushtrojnë në Telegram si të sulmohen automjetet e Policisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 13:31

Në rrjetin social Telegram, aplikacion ky i financuar dhe kontrolluar nga shërbimet ruse, është duke u komentuar mbi taktikat se si t’i neutralizojnë automjetet e blinduara të Policës së Kosovës në veri të vendit.

Ata tregojnë detaje se si duhet të sulmohen këto mjete.

Lexo Edhe:

“Taktikat luftarake kundër automjeteve të blinduara Arquus Bastion që janë armë të Policicisë së Kosovës (më saktësisht njësit speciale ROSU). Çka mendoni cila është pika më e dobët që blinda franceze të paaftësohet?”, është pyetja e shtuar në disa nga kanalet në Telegram.

Po ashtu, komentuesit serbë dhe rusë japin propozime se cilat armë duhet të përdorën.

“Molotov, armë të kalibrit 7.62*39 mm, zollë, molotov në dritare të shoferit, gozhda, të gjitha gomat në armë 7.62,  dy koktej me molotov në goma dhe rregullohet kjo punë, në timon më së miri, dron pink, dyert e fundit dhe nyjat, ngjyrë në pjesën e përparme të veturës”, janë disa nga propozimet e tyre.

Kujtojmë se serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan, por edhe ndaj veturave tjera.

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre.