string(100) "marreveshje-shkembimi-me-realin-klubi-anglez-pranon-ta-liroje-yllin-kryesor-per-mesfushorin-madrilen"

Sport

Gazeta Express

03/05/2025 8:46

Marrëveshje shkëmbimi me Realin: Klubi anglez pranon ta lirojë yllin kryesor për mesfushorin madrilen

Sport

Gazeta Express

03/05/2025 8:46

Arsenali mund të jetë i hapur për të shitur William Saliba te Real Madridi nëse një lojtar tjetër kalon në anën tjetër si pjesë e një marrëveshjeje të jashtëzakonshme shkëmbimi.

Saliba do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij aktuale në fund të sezonit, por Arsenali është i etur që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re në “Emirates”.

Ai është shfaqur si një lojtar jashtëzakonisht me ndikim te Arsenali, pasi kaloi periudha huazimi jashtë klubit përpara se të futej në formacionin e parë.

Saliba ka bërë 130 paraqitje për “Topçinjtë” dhe ka lënë mbresa te tifozët dhe kritikët, me francezin që konsiderohet gjerësisht si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Premier League.

Performancat e tij në elitën angleze kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen nga Spanja, pasi Reali është duke e “mbajtur në vëzhgim”.

Arsenali do të jetë i ngurruar të shesë një nga asetet e tij më të çmuara, por duket se mund të jenë të hapur për shitjen e tij nëse mund të nënshkruajnë Aurélien Tchouaméni si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Sipas medias spanjolle “Fichajes”, mundësia për të nënshkruar me Tchouaméni është një detaj kyç.

Mikel Arteta duket i vendosur të përforcojë opsionet e tij në mesfushë kur të hapet merkatoja e verës. Jorginho, i cili është në klub që nga janari i vitit 2023, është në prag largimi pasi kontrata e tij po skadon. Edhe Thomas Partey është jashtë kontrate, që do të thotë se klubi mund të duhet të zëvendësojë dy mesfushorë këtë verë. Tchouaméni shërben si zëvendësimi ideal.

25-vjeçari është te Reali që nga vera e vitit 2022 pas transferimit prej 68.3 milionë paundësh nga AS Monaco.

Një mundësi për të firmosur me lojtarin mund të hapet nëse Arsenali pranon interesimin e Realit për Salibën.

I pyetur për lidhjen e Salibës me një transferim te Reali, Arteta tha:

“Ato lloj gjërash janë më shumë për Andrea-n dhe klubin që të flasin.

Ajo për të cilën jam i sigurt, sepse e kam pasur bisedën me të, është që ai është shumë i lumtur këtu, që dëshiron të vazhdojë me ne dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen me negociatat dhe gjërat që kanë nevojë për kohë dhe proces dhe të jemi mbi to.

Por unë jam mjaft i bindur që Ëilliam është shumë i lumtur këtu dhe ky është vendi ku ai dëshiron të jetë.”/GazetaExpress/