Marrëveshje "klasike politike" me partitë, kandidat konsensual apo zgjedhje të reja - Kurti nesër takon Abdixhikun për Presidentin - Gazeta Express
string(125) "marreveshje-klasike-politike-me-partite-kandidat-konsensual-apo-zgjedhje-te-reja-kurti-neser-takon-abdixhikun-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 23:58

Marrëveshje “klasike politike” me partitë, kandidat konsensual apo zgjedhje të reja – Kurti nesër takon Abdixhikun për Presidentin

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 23:58

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 23 ditë afat për të zgjedhur Presidentin e ri.

Të hënën, krerët e partive politike do të nisin serinë e re të takimeve për këtë qëllim.

Kurti ka deklaruar të premten se është në kontakt me kreun e PDK’së Bedri Hamzën dhe atë të LDK’së Lumir Abdixhiku. Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri e ka konfirmuar që Kurti dhe Abdixhiku do të takohen të hënën. Dy krerët e partive do ta takohen në ndërtesën e Kuvendit nga ora 11:00, sipas raportimeve.

Një tentativë për zgjedhjen e Prësidentit u bë në fillim të marsit, po Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të bënte kourimin me dy kandidatët e saj për President. VV tha se partitë opozitare se janë të detyruara edhe pa marrëveshje politike të qëndrojnë në sallë në seancën për Presidentin.

Kur pritej që vendi automatikisht të shkonte në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Të nesërmen, Vjosa Osmani shpalli dekret ku shpërndante Kuvendin.  Lëvizja Vetëvendosje e refuzoi atë dhe e dërgoi rastin në Gjykatën Kushtetuese.

Më 25 mars,  Kushtetusja publikoi aktgjykimin, me të cilin vendos një afat prej 34 ditësh që Kuvendi të zgjedh Presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Derisa afati po rrjedh partitë s’kanë dhënë sinjale se mund të arrijnë marrëveshje politike, apo se do të gjejnë një kandidat gjithëpërfshirës.

Në mungesë të këtyre dy zgjidhjeve politike, opsioni fundit mbesin zgjedhjet.

Me qëllimin për për t’i shmangur ato, kështu së paku thotë publikisht, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përveq Abdixhikut pritet ta takojë edhe Bedri Hamzën.

Javë më parë as takimet Bedri Hamza s’kishin dhënë rezultate. Kurti përsëri nuk e ka ftuar në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Teksa kriza institucionale po vazhdon, Albulena Haxhiu ka marrë ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani, e cila po vazhdon takimet në terren me qytetarë – që gjerësisht po intepretohen si fillim i një agazhimi të ri i Osmanit në terrenin politik.

Osmani nuk mori mbështetje nga tashmë ish-aleati Albin Kurti, i cili dekretin e Osmanit e cilësoi një përpjekje “për të mohuar vullnetin qytetar”.

Kriza politike në Kosovë vjen në një kohë pasigurie në rrafshin global, ku si pasojë e luftës në Iran tregjet janë çrregulluar, duke u prekur edhe Kosova me çmime të naftës që kanë shkuar deri në 2 euro për litër.

Një seancë për këtë çështje u mbajt të premten, teksa opozita akuzon Qeverinë për mosvperime konrekte, dhe fokusim vetëm në krijimin e bllokadave institucionale. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement