Marrëveshja për Ligjin për të huajt, Orav: Të dyja palët duhej të bënin lëshime, tregon se mund të ecet përpara me dialogun - Gazeta Express
string(121) "marreveshja1-per-ligjin-per-te-huajt-orav-te-dyja-palet-duhej-te-benin-leshime-tregon-se-mund-te-ecet-perpara-me-dialogun"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 21:27

Marrëveshja për Ligjin për të huajt, Orav: Të dyja palët duhej të bënin lëshime, tregon se mund të ecet përpara me dialogun

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 21:27

Aivo Orav, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, është deklaruar lidhur me me marrëveshjen e arritur me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për zbatimin e Ligjit për të huajt.

Orav, ka thënë se të dyja palët ‘’duhej të bënin lëshime’’, por se ato, patën edhe ‘’shumë për të fituar’’, përcjell Gazeta Express.

‘‘Dialogu është fjala kyçe këtu, sepse procesi i normalizimit duhet të zhvillohet. Dhe këtu, mendoj se mund të them tani që kjo është e mundur, sepse kjo marrëveshje e 14 marsit që u arrit vetëm disa ditë më parë është e jashtëzakonshme. Është diçka ku të dyja palët duhej të bënin lëshime dhe pastaj kanë edhe shumë për të fituar’’, ka thënë Orav.

Ambasadori i BE’së, ka vlerësuar se bërja e kompromiseve të tilla është e ‘’vështirë’’, dhe se, ‘’ekziston një gatishmëri që të ecet përpara’’.

‘’Dhe kjo tregon se është vërtet e mundur të bisedohet. Është vërtet e mundur të arrihet diçka. Tani është çështje e zbatimit, se si palët do ta zbatojnë atë, por nga ajo që dëgjoj edhe nga deklaratat publike, ekziston një gatishmëri për të ecur përpara në një mënyrë shumë konstruktive. Kështu që mendoj se edhe qeveria e Kosovës e ka bërë këtë hap, sepse bërja e kompromiseve të tilla është e vështirë dhe gjithmonë kritikohet nga opozita. Është e qartë që opozita e fortë e kritikon qeverinë në çdo vend’’, ka shtuar ai.

Më tej, Orav ka vlerësuar si ‘’arritje të madhe’’ marrëveshjen në fjalë, e cila, ka shtuar si, tregon se është e ‘’mund të ecet përpara në procesin e dialogut’’.

‘’Megjithatë, ky është një arritje e madhe dhe tregon se është e mundur të ecet përpara me procesin e dialogut. Gjithashtu, Peter Sørensen, si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, është shumë i gatshëm për të vazhduar përpara’’, ka deklaruar Orav. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement