string(98) "marreveshja-shba-arabi-saudite-drejt-1-trilioni-princi-i-kurores-vlereson-raportet-me-shba-ne-mike"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 17:47

Marrëveshja ShBA-Arabi Saudite drejt 1 trilioni, princi i kurorës vlerëson raportet me ShBA-në mike

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 17:47

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjeve me presidentin amerikan Donald Trump, duke vlerësuar thellë investimet e përbashkëta.

Fillimisht ai është shprehur se të dy “vendet mike” kanë marrëdhënie të thella ekonomike, ndërsa ka shtuar se takimi i realizuar gjatë ditës synonte thellimin e mëtejshëm të partneritetit.

Më pas, duke përmendur marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh të nënshkruar më herët, princi ka thënë se kjo marrëveshje mund të shkojë në 1 trilion dollar gjatë muajve në vijim.

Sipas raportimeve të BBC-së, Mohammed bin Salman më pas ka listuar disa nga aspektet e marrëveshjes, të cilat përfshijnë elementë ushtarakë dhe teknologjikë, duke thënë se kjo do të ndihmonte edhe në krijimin e vendeve të punës në mbretëri.