Lajm i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar ndër vite në Itali: nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot në një postim në rrjetet sociale se dokumenti përfundimtar ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes është dorëzuar në Tiranë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë” shkroi Rama në Facebook.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...