string(105) "marreveshja-per-pensionet-meloni-i-dorezon-rames-dokumentin-shqiptaret-ne-itali-perfitojne-nga-1-qershori"

Shqiperi

Gazeta Express

18/05/2025 13:14

Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët në Itali përfitojnë nga 1 qershori

Shqiperi

Gazeta Express

18/05/2025 13:14

Lajm i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar ndër vite në Itali: nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot në një postim në rrjetet sociale se dokumenti përfundimtar ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes është dorëzuar në Tiranë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë” shkroi Rama në Facebook.