Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë hyn në fuqi më 1 korrik.
Nga kjo datë, qytetarët që kanë të drejtë për pension do të mund të aplikojnë përmes zyrave të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë dhe Italisë, si dhe online në portalin e-Albania.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka marrë masa për të menaxhuar fluksin e aplikimeve që pritet të jetë i lartë, me aplikime që do të bëhen më të thjeshta falë formularëve në shqip dhe italisht. Pritet që mbi 500 kërkesa për vit të vijnë vetëm nga Italia.
Po ashtu, qytetarët duhet të deklarojnë vitet e punës që kanë bërë edhe në shtetet e tjera me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për pensionet.