Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor - Gazeta Express
string(109) "marreveshja-per-emigrantet-ne-gjader-gjykata-e-romes-e-pamundur-te-garantohet-e-drejta-per-kujdes-shendetesor"

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 14:13

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 14:13

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm.

Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet  e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”.

Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.