Marrëveshja për emigrantët, 5 kthehen në Itali, 44 dërgohen në kampin e Gjadrit - Gazeta Express
string(77) "marreveshja-per-emigrantet-5-kthehen-ne-itali-44-dergohen-ne-kampin-e-gjadrit"

Shqiperi

Gazeta Express

29/01/2025 9:37

Marrëveshja për emigrantët, 5 kthehen në Itali, 44 dërgohen në kampin e Gjadrit

Shqiperi

Gazeta Express

29/01/2025 9:37

Një kontingjent prej 49 emigrantësh, të cilët mbërritën në Portin e Shëngjinit të martën mëngjes, 5 prej tyre do të dërgohen në Itali për shkak të problemeve shëndetësore dhe faktit që janë minorenë, ndërsa pjesa tjetër, 44 emigrantë, janë dërguar në kampin e Gjadrit, ku do të qëndrojnë derisa të merret një vendim për statusin e tyre.

Emigrantët me prejardhje nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia ishin transportuar me anijen e marinës italiane “Cassiopea”.

Ky ishte grupi më i madh i emigrantëve që ka mbërritur në Shëngjin që pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve.

Pasi një verifikimi që zgjati më shumë se 13 orë, 44 emigrantët u dërguan në kampin e Gjadrit në kushte të larta sigurie, të ndarë në tri grupe.

Ata do të presin vendimin e Gjykatës së Romës për qëndrimin e tyre në Shqipëri ose mundësinë e kthimit në Itali, duke u shqyrtuar gjithashtu edhe kërkesat e tyre për azil.

Advertisement
Advertisement
Advertisement