string(66) "marreveshja-me-mbreterine-e-bashkuar-sot-para-deputeteve-te-rmv-se"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 12:10

Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar sot para deputetëve të RMV-së

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 12:10

Opozita dhe qeveria sot do të përplasen për zgjidhjet në Marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar. Dje pasdite, Marrëveshja hyri në procedurë parlamentare, dhe sot është në rendin e ditës të seancës së 52-të, transmeton Portalb.mk.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar është për zbatimin e projekteve infrastrukturore. Marrëveshja u nënshkrua në emër të Qeverisë së vendit javën e kaluar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Sipas Marrëveshjes, projektet prioritare për përparim fillestar janë në katër fusha: shëndetësi, transport, teknologji dhe energji.

Shtojca A e Marrëveshjes tregon se cilat projekte do të mbulojë ky partneritet infrastrukturor. Ky është ndërtimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë nga Tabanoca në Gjevgjeli, dhe ajo që është e re është se do të ketë edhe një hekurudhë deri në aeroportin e Shkupit.

Do të ndërtohet një Qendër Klinike në Shkup, do të ketë rindërtim të spitaleve në Shtip dhe Kërçovë, spitaleve në Kumanovë, Manastir, rajonit Tetovë-Gostivar dhe rajonit Ohër-Strugë.

Objekti i marrëveshjes është një program për zhvillimin e Korridorit 8, një program për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike, si dhe zhvillimin e kapaciteteve për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike.

Marrëveshja nuk specifikon se si do të financohen projektet.

Mbështetja financiare nuk duhet të kalojë limitin prej 5 miliardë paundësh.