Marrëveshja e Prespës po zbatohet, edhe pse më ngadalë nga se pritej - Gazeta Express
string(67) "marreveshja-e-prespes-po-zbatohet-edhe-pse-me-ngadale-nga-se-pritej"

Marrëveshja e Prespës po zbatohet, edhe pse më ngadalë nga se pritej

Gazeta Express

27/02/2020 15:41

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është duke u zhvilluar dhe ndoshta mund të jetë më ngadalë nga sa pritej, përcjell GazetaExpress nga Medial.

] Ne deri më tani mund të konkludojmë se pala e Maqedonisë po punon më shumë për zbatimin e Marrëveshjes, ndërsa pala greke pak më ngadalë. Por, presim dhe shpresojmë që të dy palët do të vazhdojnë të jenë konstruktive, se zbatimi do të zhvillohet pa pengesa para se gjithash në kontekst të evropianizimit të vendit, më saktë në lidhje me marrjen e datës për negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo Edhe:

Këtë e theksoi drejtori ekzekutiv i EUROTINK, Ivan Stefanovski, para prezantimit të dokumentit të politikave publike dhe videove, të cilat kanë të bëjnë me diskursin për bashkëpunim dhe komunikim midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, gjegjësisht Marrëveshjes së Prespës që u mbajt në organizim të Eurotink – Qendrës për strategji evropiane dhe në bashkëpunim me zyrën e “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shkup.

“Ky dokument për politikë publike përmban një retrospektivë të zbatimit të marrëveshjes dhe është i ndarë në disa faza. Analiza është bërë në bashkëpunim midis analistëve dhe gazetarëve nga Maqedonia dhe Greqia, duke i shqyrtuar aspektet e ndryshme të marrëveshjes”, tha Stefanovski.

Gazetarja Aleksandra Vuduri nga Greqia deklaroi se te ata tashmë nuk flitet shumë për Marrëveshjen e Prespës, jo që nuk meriton vëmendje, por se përqendrimi tani është tema të tjera.

Në këtë u ndërlidh edhe Stefanovski, i cili potencoi se kjo është e kuptueshme, sepse Greqia është vend më i madh dhe atje ndodhin shumë më shumë punë nga aspekti i politikave ndërkombëtare, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikë./GazetaExpress/B.Lika/