Marrëdhënie seksuale në zyrë, Safet Gjici rrezikon deri në 3 vite burg - Gazeta Express
string(69) "marredhenie-seksuale-ne-zyre-safet-gjici-rrezikon-deri-ne-3-vite-burg"

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2023 13:17

Marrëdhënie seksuale në zyrë, Safet Gjici rrezikon deri në 3 vite burg

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2023 13:17

Safet Gjici kryebashkiaku i Kukësit i përfshirë në një skandal seksual rrezikon të dënohet deri në 3 vite burg.

Një nga akuzat për të cilën mund të akuzohet është marrëdhënie seksuale apo homoseksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të kodit penal ai rrezikon 3 vite burg.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila mban datën 6 qershor të 2023-shit, në orën 16:00, Gjici shihet në skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.

Kjo është hera e dytë që kryebashkiakët socialistët kapen në skandale seksuale.

/Gazeta Express