“Marrëdhënia jonë është zjarr, zjarr, zjarr” - Gazeta Express
string(40) "marredhenia-jone-eshte-zjarr-zjarr-zjarr"

“Marrëdhënia jonë është zjarr, zjarr, zjarr”

Yjet

Gazeta Express

17/09/2024 23:09

Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh të hapur për fansat për jetën e tyre private.

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja e hitit “Let You Love Me,” 33 vjeçe, ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”, 49 vjeç.

Lexo Edhe:

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, i tha Ora medias. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide”, shkruan Revista People.

Këngëtarja e popit shtoi: “Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”.

Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. “Dua t’ju njoftoj për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ata “ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë”.

Rita, e cila ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur “njeriun e saj” Waititi për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”, tha se çifti kishte një “natë të këndshme” dhe e cilësoi mbrëmjen e ‘Emmy Awards’ si “një shfaqje të pabesueshme”.

Ngjarja gjithashtu nxiti disa krijimtari për interpretuesen e hitit “For You”.

“Po ecja drejt kësaj feste dhe i thashë Taikas: “Kjo më ka bërë të dëshiroj të shkoj në shtëpi dhe të shkruaj çdo gjë që mund të mendoj tani”, tha Ora. “Isha kaq e frymëzuar, fjalimet e atyre që pranonin çmime ishin kaq inspiruese”.

Taika Waitit dhe Rita Ora u martuan në gusht të vitit 2022, në Los Angeles.