“Marre është me t’ardhë gruja n’Kosovë veç për fushatë – Nuk i ka hije, e pandershme” – Valon Syla për gruan e Albin Kurtit - Gazeta Express
string(114) "marre-eshte-me-tardhe-gruja-nkosove-vec-per-fushate-nuk-i-ka-hije-e-pandershme-valon-syla-per-gruan-e-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 22:28

“Marre është me t’ardhë gruja n’Kosovë veç për fushatë – Nuk i ka hije, e pandershme” – Valon Syla për gruan e Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 22:28

Gazetari Valon Syla e ka komentuar tubimin e VV’së  në Gjakovë për hapjen e fushatës elektorale.

Syla në emisionin Pressing në T7 thotë se është e pandershme që të vijë gruaja e kryeministrit Albin Kurti në Kosovë vetëm për fushatë zgjedhore.

Sipas tij, kjo nuk i ka hije të parit të  vendit.

“Lajm u dokë që i ka ardh gruaja prej Norvegjisë aty në venin e parë. A nuk duhet gruaja e liderit të Kosovës me nejt nonstop këtu a? Cka u murr vesh, kishe qe erdh gruaja e Albinit.  Marre është me t ardhë gruaja në Kosovë vec për zgjedhje. A është ky lajmi i Albin Kurtit prej Gjakove, cka ka thonë ky ktu. Cep me cep, ti grun në Norvegji, e po të vjen veq për fushatë zgjedhore. Unë mendoj që kjo të parit të vendit nuk i ka hije dhe është totalisht e pandershme”, tha ai.