Marrёveshja e re, e pamjaftueshme pёr Pavarёsi Energjetike - Gazeta Express
string(72) "marr%d1%91veshja-e-re-e-pamjaftueshme-p%d1%91r-pavar%d1%91si-energjetike"

Gazeta Express

23/04/2020 11:23

Marrёveshja e re, e pamjaftueshme pёr Pavarёsi Energjetike

Gazeta Express

23/04/2020 11:23

Si udhёheqese e ekipit negociator pёr kontestin KOSTT-ENTSO-E, e ndaj gёzimin pёr perfundimin e pjesshёm tё njё procesi tё tejzgjatur teknik e politik. Sidoqoftё, paralel me arritjen e shёnuar dhe tё drejtat e fituara, duhet t’i kemi parasysh edhe obligimet e pranuara. Andaj, çfarё nuk duhet lejuar nё kёtё kohё ёshtё tё qёndrojmё tё vetёkёnaqur dhe vetёmjaftueshёm, pёrballё sfidave tё shumta tё sektorit tё energjisё.

Shkruan: Pranvera Dobruna-Kryeziu

Lexo Edhe:

Votimi pro dhёnjes sё mundёsisё qё ENTSO-E ta nёnshkruaj njё marrёveshje tё re teknike me KOSTT-in, pa kushtёzime politike, ёshtё nje hap i domosdoshёm drejt njohjes sё kufijёve energjetik tё Kosovёs, por jo medoemos sigurimit tё pavarёsisё energjetike. Pёr dallim nga njohja e kufijёve energjetik, sigurimi i pavarёsisё energjetike arrihet pёrmes investimeve strategjike nё burimet energjetike vendore dhe zvogёlimit tё varrshmёrisё nga energjia e importuar.

Kjo marrёveshja e re (kur tё nenshkruhet) do ta njeh tё drejtёn e KOSTT-it tё operojё si zonё rregulluese, si dhe tё menaxhojё dhe inkasojё tё hyrat nga shfrytёzimi i autostradёs energjetike brenda kufijёve tё Kosovёs, tё cilat deri mё tani janё inkasuar nga Serbia (vlerё mbi €60 Milion).

Pёr Kosovёn, largimi nga blloku rregullues i mёparshёm SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni Veriore) dhe bashkimi me bllokun rregullues tё sistemeve energjetike AK (Kosovё dhe Shqipёri) do tё pёrcillet me funksionalizimin e linjёs 400kV Kosovё – Shqipёri dhe rrjedhimisht me marrjen e obligimeve ligjore, financiare dhe teknike nё raport me ENTSO-E dhe atё:

Obligime ligjore pёrfshirё pёrgjegjёsinё pёr devijimet eventual nё raport me ENTSO-E (devijimet qё do tё shkaktonin vonesa tё orёve digjitale nё Evropёn kontinentale);

Obligime financiare pёr tё kthyer borxhin e akumuluar pёr energjinё e terhequr nga ENTSO-E pёr furnizimin e katёr komunave nё veri tё Kosovёs, nga dhjetori i vitit 2017 e deri mё tani (vlerё €15-20 Milion); dhe

Obligime teknike pёr gjetjen e njё zgjidhjeje tekniko/komerciale brenda mekanizmave dhe operatorёve tё sistemit nё Kosovё pёr vazhdimin e furnizimit tё kёtyre komunave nё veri.

Nё kuptimin mё tё thjeshtё, dita kur tё nёnshkruhet kjo marrёveshje duhet ta gjejё Kosovёn tё gatshme pёr plotёsimin e obligimeve tё pranuara.      

Tutje, dhe pёr tё lehtёsuar tranzicionin e nevojshёm, kёrkohet njё çasje gjithpërfshirëse ndёrinstitucionale dhe ndёrshtetёror pёr tё mundёsuar operimin e bllokut rregullues tё pёrbёrё nga dy zona rregulluese KOSTT dhe OST (Shqipёri). Operimi nё kёtё bllok pritet tё mundёsojё balansim më të lehtë të tё dy sistemeve elektroenergjetike si pёr nga aspekti teknik ashtu edhe ekonomik, nё zvogёlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave tё energjisё.

Pёr mё shumё, kjo marrёveshje e re do tё i mundёsojё Kosovёs tё jetё pjesё e tregut rajonal tё energjisё elektrike dhe pёrfituese e projekteve infrastrukturore rajonale nё kuadёr tё agjendёs sё konektivitetit tё procesit tё Berlinit. Nisur nga pёrfitimet e matshme qё do t’i sjell implementimi i kёsaj marrёveshjeje, tanimё ёshtё evidente se energjia duhet tё jetё prioritet strategjik i secilёs qeveri. Sё kёtejmi, pёr tё siguruar se energjia  vёrtetё do tё jetё prioritet strategjik duhet kuptuar se kjo arrihet vetёm pёrmes dedikimit tё portfolios sё veçantё pёr energji.