Marquinhos mund ta vazhdojë kontratën - Gazeta Express
string(37) "marquinhos-mund-ta-vazhdoje-kontraten"

Marquinhos mund ta vazhdojë kontratën

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 14:10

Qendërmbrojtësi brazilian i ka nisur bisedimet me drejtuesit e PSG-së për ta vazhduar bashkëpunimin

Paris Saint-Germaini po punon në vazhdimin e kontratave.

Lexo Edhe:

E njëri prej atyre që mund ta vazhdojë kontratën mund të jetë edhe Marquinhos.

Qendërmbrojtësi brazilian tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit, raporton mediumi “RMC Sport”.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit brazilian do të skadojë në vitin 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, të dyja palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin.

Prandaj, 27 vjeçari mund ta zgjasë kontratën deri në vitin 2026.

Ish-futbollisti i Romës është sot njëri prej mbrojtësve më stabil në futbollin evropian. /Gazeta Express/