string(47) "marques-townes-basketbollisti-me-i-ri-i-kb-peja"

Basketboll

Gazeta Express

09/02/2025 15:59

Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja

Basketboll

Gazeta Express

09/02/2025 15:59

Domenikano-Amerikani, Marcques Townes, i bashkohet zyrtarisht KB Pejës për pjesën e mbetur dhe vendimtare të edicionit 2024/25.

29 vjeçari mbulon pozitat e fundorit dhe playmakerit dhe deri tani ka pasur një rrugëtim shumë të pasur në karrierë.

Lexo Edhe:

Townes u rrit në Amerikë ku për 4 vite luajti në NCAA, duke krijuar pastaj karrierë në Evropë, në disa nga top ligat si Spanjë, Gjermani, Francë e liga tjera me renome.

Sezonin e kaluar Townes ishte pjesë e PAOK në Greqi e këtë edicion u paraqit me skuadrën e Anorthosis. Eksperienca e tij, do jetë ndihmë e madhe për KB Pejën në sprintin final të këtij edicioni.