Marku: E kisha harruar ndjenjën e humbjes, por do të rikthehem edhe më i fortë - Gazeta Express
string(76) "marku-e-kisha-harruar-ndjenjen-e-humbjes-por-do-te-rikthehem-edhe-me-i-forte"

Sport

Gazeta Express

01/04/2024 18:28

Marku: E kisha harruar ndjenjën e humbjes, por do të rikthehem edhe më i fortë

Sport

Gazeta Express

01/04/2024 18:28

Florian Marku ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Chris Kongos.

Për boksierin shqiptar ishte kjo humbja e parë në karrierën e tij në boksin profesionist, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kongo e fitoi meçin me vendim unanim të gjyqtarëve.

Marku, përmes një postimi në faqen zyrtare, falënderoi të gjithë për përkrahjen, teksa paralajmëroi rikthim më të fortë se kurrë.

Lushnjari gjithashtu theksoi se “e kishte harruar ndjenjën e humbjes dhe se mbrëmë nuk ishte nata e tij”.

Postimi i plotë nga Marku (pa ndërhyrje):

“Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë”.

/Gazeta Express/