Njeriu si qenie njerëzore konsumon shumë produkte por edhe shërbime me të cilat plotëson nevojat e tij. Në mesin e tyre janë sporti dhe muzika, aktivitetet e të cilave te njeriu zgjojnë emocione. Pra sporti dhe muzika ofrojnë argëtime me emocione lehtë të arritshme. Këto aktivitete sportive dhe muzikore ofrohen dhe kërkohen në treg, në tregun sportiv dhe në tregun muzikor. Këto sot janë tregje të mëdha biznesi me qindra mijëra miliarda dollarë ,secila veç e veç, me kompani të mëdha ndërkombëtare në veshje, ngjarje, mallra të ndryshme ,sponzorime, promovime etj.
Te tregu tradicional kemi shitësit dhe blerësit /konsumatorët , në sport kemi tifozët kurse në muzikë fansat. Këto industri kanë qëllim fitimin e kjo do të varet nga ajo se sa do të përmbushin nevojat dhe kërkesat e tifozëve dhe fansave duke krijua atmosfera emocionale përmes ngjarjeve sportive dhe muzikore. Në industrinë muzikore veprojnë shumë pjesëmarrës si kompozitorë, këngëtarë ,dirigjent ,orkestra, kompani muzikore , transmetues dhe shumë e shumë pjesëmarrës tjerë. Vlera e të ardhurave nga industria muzikore është vlerë miliardëshe. Kështu është edhe te industria sportive ku marrin pjesë lojtarët, lojërat sportive, pajisjet sportive, produktet (fanellat, kapelat), sponzorimet, promovimet etj. Në tregjet e sportit dhe të muzikës ka një konkurrencë të madhe në mes pjesëmarrësve të llojit të njëjtë por edhe në mes llojeve në tregjet përkatëse. Të gjithë këta luftojnë për treg.
E çka është marketingu dhe cili është roli i marketingut në sport dhe në muzikë. Marketingu duhet të filloj me tifozët dhe fansat. Ashtu si rrotullohet toka rreth diellit edhe aktivitetet sportive dhe muzikore duhet të sillen rreth tifozëve dhe fansave. Në fokus të marketingut në sport dhe në muzikë duhet të jenë nevojat ,dëshirat, kërkesat e tifozëve dhe fansave, dhe si të plotësohen këto. Pa koncept të marketingut nuk do të ketë biznes të suksesshëm , e ky koncept në fokus e ka konsumatorin/klientin , përkatësisht tifozin dhe fansin. Pra ,çka kërkon ai, cilat janë dëshirat e tyre dhe si do të plotësohen ato. Marketingun mund ta përdorin të gjithë duke pasur parasysh moton ” të ofrohet ajo çka kërkon tregu, ajo që mund të shitet”.
Në këtë libër , të ndarë në tri pjesë janë shtjelluar : marketingu i shërbimeve, marketingu në sport dhe marketingu në muzikë. Në kuadër të pjesës së dytë dhe të tretë paraqitet i marketingu i aktiviteteve sportive në Kosovë dhe në Shqipëri. Duke rishqyrtuar literaturën e natyrës së kësaj tematike nuk kemi hasur në një libër të një formati të tillë, dhe shpresojmë se do të jetë një ndihmesë e madhe e bizneseve ,klubeve dhe shoqatave të ndryshme sportive dhe muzikore por edhe studentëve të Fakulteteve dhe Kolegjeve nga lëmi i sportit dhe muzikës. Vërejtët dhe sugjerimet qëllim mira do të jenë më se të mirëpritura për të plotësuar dhe evituar mangësitë e mundshme.