Marka e njohur Italiane hap dyqanin e parë në Kosovë! - Gazeta Express
string(52) "marka-e-njohur-italiane-hap-dyqanin-e-pare-ne-kosove"

Marka e njohur Italiane hap dyqanin e parë në Kosovë!

Lajme

Gazeta Express

15/09/2023 14:41

Nga Italia në Prishtinë, Twinset Milano marka e njohur e modës me mbi 150 dyqane në tërë botën, hap dyqanin e parë në Prishtina Mall. Twinset Milano është kreatura e çiftit Simona Barbieri dhe Tiziano Sgarbi, duke qenë kjo arsyea pse logo e brendit fillimisht ka qenë zemra. Zemra simbolizon dashurinë dhe pasionin të cilin e ndjeni në çdo koleksion të Twinset Milano.

Twinset Milano është e lidhur me luksin, pasionin për jetë, stilin dhe karizmën. E hapur fillimisht në Carpi, 1987 për t’u bërë markë botërore më vonë.

Lexo Edhe:

Ndërsa sot TWINSET është 100% në pronësi të Carlyle Group, selia dhe fabrika e prodhimit mbeten në Carpi (Modena), ashtu si e përçon edhe logo mesazhin, fokusohet në rikonfirmimin e identitetit Italian nëpërmjet lidhjes me Milanon si simbol i modës.

Twinset Milano tani vjen me afër se kurrë. Nga e Enjta, 14 Shtator, krijimet e Twinset Milano i gjeni edhe në Kosove vetëm në Prishtina Mall, kati përdhesë.