Mark Zuckerberg humb më shumë se gjysmën e pasurisë
AutoTech
Gazeta Express
21/09/2022 21:35
Një goditje e madhe dhe mjaft e pazakontë
është regjistruar për themeluesin dhe kreun e MetaPlatforms të Facebook, Mark
Zuckerberg, i cili e pa pasurinë e tij të pakësuar me më shumë se gjysmën e
vlerës së saj.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i cili gjurmon njerëzit më të pasur në botë, Zuckerberg ra në vendin e 20-të. Kjo është humbja më e madhe midis ultra të pasurve të indeksit.
Pasuria neto e Mark Zuckerberg ra nga 106
miliardë dollarë dy vjet më parë në 55.9 miliardë dollarë sot.
Sot pozicioni i tij në indeks është më i ulëti
që nga viti 2014. Në shtator 2021, kur themeluesi i Facebook ishte në kulmin e
tij, pasuria e tij vlerësohej në 142 miliardë dollarë.
Muajin në vijim ai njoftoi Meta Platforms dhe
ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook.
Në shkurt, kompania publikoi një raport të të
ardhurave që tregoi se nuk kishte rritje të përdoruesve mujorë të Facebook,
duke ngritur pikëpyetje në lidhje me pozicionin e kompanisë në mediat sociale.