Mark Hamil nuk do të paraqitet më në Star Wars - Gazeta Express
string(46) "mark-hamil-nuk-do-te-paraqitet-me-ne-star-wars"

Mark Hamil nuk do të paraqitet më në Star Wars

Gazeta Express

13/05/2020 22:12

Aktori i njohur i Star Wars, Mark Hamill (68) i ka dhënë fund paraqitjes në këtë film pas gjashtë paraqitjeve krah Harrison Ford dhe Carrie Fisher. “Nuk dua që të kërkoj më shumë nga ky film”

Mark Hamill e ka përjashtuar vetveten se do të riparaqitet në rolin e Luke Skywalker përsëri.

Lexo Edhe:

Aktori, shumë i dashur për fansat e Star wars në tërë globin, portretizon Jedi Knight e ku për herë të parë ai luajti në serinë e filmit “A New Hope” në vitin 1977 kurse u paraqit për herë të fundit në “The Rise of Skywalker”, një film që përfundon me sagën kryesore të këtij filmi.

Edhe pse Hamill ishte i kënaqur për ta riluajtur rolin e famshëm të tij në trilogjinë e Disney dhe Lucasfilm, ai insiston se kjo do të jetë hera e fundit që do të paraqitet në të.

“Oh, nuk mund ta imagjinoj këtë, jo. E kisha një fillim, një mes dhe një fund. Këta filma me kanë dhënë më shumë se unë ka pritur kur kam filluar kështu që të tjerët nuk do të jenë më mua”, ka thënë ai kur është pyetur nga “Entertainment Weekly” se a do të luajë më në Star Wars.

“Lamtumira e fundit për këtë film, mjaft e hidhur, ishte në episodin e IX. I dua të gjithë këta njerëz dhe natyrisht kam një mendim të mirë për George (Lucas) dhe karakterin që ai e krijoi. Jam përgjithmonë mirënjohës për atë çfarë ai me ka dhënë në karrierë por nuk dua të kërkoj me shumë”.

“Ka ende shumë tregomë për të treguar dhe shumë aktorë të mëdhenj që do të luajnë, ata nuk kanë më nevojë për mua”. /GazetaExpress/