Mario Mitaj po e shijon luksin në Arabinë Saudite.
Futbollisti shqiptar po luan me sukses në ekipin Al Ittihad.
Mbrojtësi i majtë merr para të majme në klubin nga Saudi Pro League dhe frytet kanë nisur të shihen, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, 22-vjeçari u paraqit në stërvitjen e sotme me një super veturë, që është në pronësi të tij.
Më saktësisht, Mitaj e bëri një postim në rrjetet sociale duke e shfaqur “bishën” e tij të re, një Ferrari super-luksoz, me të cilin shkoi për të ushtruar me ekipin.
Ky Ferrari kushton mbi gjysmë milioni dollar, më saktësisht 619 mijë dollarë.
Një Ferrari i tipit SF90, i prodhuar në vitin 2023.
Duhet cekur se rroga vjetore e përfaqësuesit shqiptar në klubin saudit është 1,5 milionë euro. /Gazeta Express