Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Marinika Tepiq, tha se presidenti serb Aleksandar Vuciq dhe vëllait të tij Andrej Vuciq, janë drejtues të një “narko-karteli shtetëror” që, sipas saj, kontrollon gjithë Serbinë, raporton Nova
Ajo deklaroi se dokumente zyrtare të policisë dhe prokurorisë franceze, të cilat përmbajnë prova të bashkëpunimit të tyre me krimin e organizuar, janë dorëzuar Prokurorisë për Krimin e Organizuar në Serbi që prej katër vitesh, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tyre.
Sipas Tepic, këto dokumente përfshijnë mijëra faqe me dëshmi, fotografi, regjistrime audio dhe komunikime të koduara përmes aplikacionit SKY, që tregojnë lidhjet midis vëllezërve Vuciq dhe Filip Korac, një trafikant droge i dënuar në Francë. Ajo theksoi se në vitin 2022, policia franceze në Tahiti konfiskoi 423 kilogramë kokainë në pako që mbanin portretin e Aleksandar Vuciqit, një praktikë e zakonshme në tregtinë e drogës për të identifikuar pronësinë e ngarkesës.
Tepic gjithashtu akuzoi ish-sekretaren shtetërore të Ministrisë së Brendshme, Dijana Hrkalovic, dhe sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Novak Nedic, për përfshirje në këto aktivitete kriminale. Ajo kërkoi që këta zyrtarë, së bashku me prokurorët që kanë mbajtur të fshehura këto dokumente, të hetohen dhe të përgjigjen për veprimet e tyre.
Për të rritur transparencën, Tepic njoftoi se do të publikojë çdo ditë në orën 13:00 dokumente dhe dëshmi të reja në rrjetet sociale, duke filluar nga sot. Ajo shpreson se kjo do të nxisë reagimin e institucioneve dhe do të informojë qytetarët për përmasat e korrupsionit dhe bashkëpunimit të mundshëm të shtetit me krimin e organizuar.
aaaaa