“Marigona” së shpejti me dedikim për femrat e jetës së tyre - Gazeta Express
string(57) "marigona-se-shpejti-me-dedikim-per-femrat-e-jetes-se-tyre"

“Marigona” së shpejti me dedikim për femrat e jetës së tyre

Gazeta Express

29/01/2020 15:27

Grupi Marigona së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ku nuk kanë dhënë shumë detaje, artistët kanë bërë kurioz adhuruesit e shumtë të këngës së tyre.

Lexo Edhe:

Anëtari i grupit, Ilir Tolaj për T7 ka zbuluar se bëhet fjalë për një këngë të re, e cila do të vijë e realizuar edhe me videoklip, shkruan GazetaExpress.

Kënga, titullin e së cilës artistët duan ta mbajnë sekret deri në publikimin e saj, është me tekst të Vjosa Selmanit ndërsa e kompozuar nga Ilir Tolaj.

Kënga është dedikim i artistëve për gratë e jetës së tyre, në formë falënderimi.

Grupi Marigona këtë vit hynë në vitin e 29 të themelimit dhe sipas Tolajt duan që edhe dekadën e tretë ta përmbyllin së bashku.

Deri atëherë ata kanë vendosur që të vijnë me disa projekte të reja, që kryesisht do t’i dedikohen njerëzve të afërt dhe atyre që i qëndruan afër në këto 30 vite karrierë.

“Ku je” mban titullin projekti i fundit nga Marigona, të cilën e sollën një vit më parë të realizuar me videoklip.