Marigona Hill dhe NLB Banka arrijnë marrëveshje për financim të blerjes së shtëpisë apo banesës me normë efektive të interesit duke filluar nga 2.99% - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

20/07/2020 12:31

Me i fundit

Marigona Hill dhe NLB Banka arrijnë marrëveshje për financim të blerjes së shtëpisë apo banesës me normë efektive të interesit duke filluar nga 2.99%

Lajme

Gazeta Express

20/07/2020 12:31

Marigona Hill ka nënshkruar marrëveshje me NLB Bankën për financimin e klientëve për blerjen e banesës apo shtëpisë në lagjen Marigona Hill, me kushte preferenciale, me normë efektive të interesit duke filluar nga 2.99%, ndërsa norma nominale duke filluar nga 2.88%, shpenzime administrative 0.50% dhe maturitet deri në 180 muaj.

Për të qenë sa më afër klientëve dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, NLB Banka ka vendosur të përkrahë këtë projekt duke mundësuar kredi për blerje të shtëpisë apo banesës me normë preferenciale të interesit.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm i Marigona Hill, Uragan Alija është shprehur i lumtur që për herë të parë po ofrohet mundësi financimi me normë efektive të interesit duke filluar nga 2.99% për klientët e ardhshëm të Marigona Hill.  “Jemi shumë të lumtur që për klientët tanë do të ofrojmë, për herë të parë, mundësi të financimit me normë efektive të interesit duke filluar nga 2.99%. Kështu klientët tanë kanë edhe një mundësi fantastike për ta mbështetur investimin e tyre dhe për të qenë pjesë e komunitetit të lagjes Marigona Hill”, ka thënë Alija.

NLB Banka do të mbetet e përkushtuar në financimin e projekteve për përmirësimin e mirëqenies së klientëve të saj duke ofruar produkte dhe shërbime bankare të favorshme me fokus të veçantë në nevojat dhe kërkesat e klientit. Lagjja Marigona Hill është duke u ndërtuar në zonën e Prishtinës së Re dhe do të ketë 90 shtëpi, 115 terracierë, 315 banesa, si dhe 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi. Aktualisht ndërtimi është në fazë të hovshme dhe banorët e parë do të mund të vendosen në lagje qysh në vitin e ardhshëm.

Lagjja “Marigona Hill” është e konceptuar dhe po ndërtohet sipas standardeve të larta të ndërtimit dhe atyre ekologjike, duke siguruar harmoni të plotë me natyrën.

Për më shumë informata për lagjen vizitoni www.marigonahill.com apo shkruani email në [email protected].

Për më shumë informata lidhur me kredinë ju lutem vizitoni webfaqen zyrtare të NLB Bankës http://nlb-kos.com/kredi-mh , telefononi në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 apo shkruani në email [email protected]. Ju mund të aplikoni online për kredi përmes webfaqes apo të vizitoni degën më të afërt të Bankës.

Jeto si n’përrallë!