Maria Corina Machado fiton Çmimit Nobel për Paqe - Gazeta Express
string(48) "maria-corina-machado-fiton-cmimit-nobel-per-paqe"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 11:30

Maria Corina Machado fiton Çmimit Nobel për Paqe

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 11:30

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqen 2025 Maria Corina Machado-s për punën e saj “të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.

Gjatë vitit të kaluar, zonja Machado është detyruar të jetojë e fshehur. Pavarësisht kërcënimeve serioze kundër jetës së saj, ajo ka mbetur në vend, një zgjedhje që ka frymëzuar miliona njerëz. Kur autoritarët marrin pushtetin, është thelbësore të njihen mbrojtësit e guximshëm të lirisë që ngrihen dhe rezistojnë”, tha Komiteti.

Këtë çmim sivjet e kishte synuar presidenti amerikan, Donald Trump, për siç kishte thënë ai ndaljen e shumë konfliketeve nëpër botë./Express/