string(54) "maresca-do-ta-drejtoje-chelsean-edhe-ne-sezonin-tjeter"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 19:47

Maresca do ta drejtojë Chelsean edhe në sezonin tjetër

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 19:47

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, pritet të udhëheqë skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm, edhe në rast se klubi nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve në Angli, hierarkia e klubit, e udhëhequr nga drejtorët sportivë Paul Winstanley dhe Laurence Stewart, ka vendosur të mos e gjykojë përfundimisht punën e trajnerit italian 45-vjeçar deri në verën e vitit 2026.

Kjo ndodh pavarësisht pasigurisë që vazhdon të mbretërojë për pozicionin përfundimtar të Chelseat në kampionat, pas humbjes 2-0 ndaj Newcastle të dielën.

Me vetëm dy xhiro të mbetura në sezonin e Premier League, Chelsea ndodhet në vendin e pestë, por me pikë të barabarta me Aston Villan, duke u renditur më lart vetëm për shkak të golaverazhit. Bluve u kanë mbetur dy sfida të vështira: në shtëpi kundër Manchester United dhe në udhëtim te Nottingham Forest, që aktualisht mban vendin e shtatë.

Ky është sezoni i parë i Marescas në krye të skuadrës, pas ardhjes nga Leicester City në qershor të vitit 2024.

Në sezonin aktual, pesë vendet e para në Premier League sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, falë performancës së shkëlqyer të klubeve angleze në garat evropiane.

Chelsea ka siguruar gjithashtu finalen e Europa Conference League, ku do të përballet me Real Betis më 28 maj, në Wroclaw të Polonisë, një mundësi e artë për ta mbyllur sezonin me trofe dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë.