Marcus Rashford i thotë fjalët para si lojtar i Barcelonës: Po ndihem si në shtëpi - Gazeta Express
string(81) "marcus-rashford-i-thote-fjalet-para-si-lojtar-i-barcelones-po-ndihem-si-ne-shtepi"

Sport

Gazeta Express

23/07/2025 19:45

Marcus Rashford i thotë fjalët para si lojtar i Barcelonës: Po ndihem si në shtëpi

Sport

Gazeta Express

23/07/2025 19:45

Marcus Rashford është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Barcelonës pas përfundimit të huazimit të tij nga Manchester United.

Në të njëjtën ditë që Manchester United nisi turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara, Marcus Rashford – produkt i akademisë së klubit – përfundoi largimin e tij.

United pranoi ta huazojë Rashfordin te Barcelona, me një klauzolë blerjeje për sezonin e ardhshëm në vlerë rreth 30 milionë paund. Rashford udhëtoi drejt Spanjës gjatë fundjavës, pasi mori leje nga United për të finalizuar huazimin, dhe tashmë lëvizja është bërë zyrtare.

United e dha lamtumirën me një mesazh të shkurtër:

“Reprezentuesi i Anglisë ka arritur një marrëveshje të përkohshme me gjigantët spanjollë të Barcelonës.
Të gjithë në Manchester United i dëshirojnë Marcusit shumë fat për sezonin.”

Rashford pritet të mbajë fanellën me numrin 14 te Barcelona, pasi Lamine Yamal mori së fundmi numrin 10 të preferuar.

Ai arriti në “Camp Nou” të mërkurën pasdite për të nënshkruar kontratën dhe për të finalizuar transferimin, ndërsa pati rastin e parë të flasë edhe me shtypin spanjoll.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës, Rashford tha se ndihet “si në shtëpi” te klubi i ri.

“Barcelona është një klub ku ëndrrat bëhen realitet,” u shpreh ai.

“Ajo që përfaqëson ky klub do të thotë shumë për mua, dhe ndjesia që jam në shtëpi ka qenë një faktor i rëndësishëm në vendimin tim. Ndjej se po i bashkohem një familjeje.”

Duke përshkruar çfarë do të sjellë te Barcelona, ai shtoi:

“Gjithmonë përpiqem të bëj veprime vendimtare, lëvizje dinamike… më pëlqen të shikoj futboll të bukur, gjithmonë kam qenë fans i mënyrës si luan Barça!”

Rashford është pritur ngrohtësisht nga tifozët katalanas dhe në fund ka dërguar një mesazh për ta:

“Thjesht dua të them një falënderim të shpejtë për mirëseardhjen e ngrohtë. Është një ambient ndryshe për mua, por po e shijoj çdo moment. Siç e thashë edhe më parë, ndjehem si në shtëpi.”/GazetaExpress/