Marco Rubio për Sekretar të Shtetit, e thotë edhe ish-bashkëpuntori i Grenellit në Administratën Trump I - Gazeta Express
string(103) "marco-rubio-per-sekretar-te-shtetit-e-thote-edhe-ish-bashkepuntori-i-grenellit-ne-administraten-trump-i"

Marco Rubio për Sekretar të Shtetit, e thotë edhe ish-bashkëpuntori i Grenellit në Administratën Trump I

Lajme

Gazeta Express

12/11/2024 11:05

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po përgatit ekipin e tij me të cilin do të drejtojë Amerikën për katër vitet e ardhshme. Pozita më e përfolur ka qenë ajo e Sekretarit të Shtetit për të cilën kanë qarkulluar emra të ndryshëm në media, përfshirë edhe atë të Richard Grenell, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë duket se ish-emisari i Trump s’është përzgjedhur për një prej posteve më të larta në Administratë dhe Marko Rubio me shumë gjasë do të jetë pasuesi i Antony Blinken.

Lexo Edhe:

Për këtë ka shkruar edhe një prej njerëzve që ka punuar gjatë administratës Trump si këshilltar për Siguri Konbëtare dhe ka qenë bashkëpunëtor i Richard Grenell.

Robert O’Brien në profilin e tij në “X” ka thënë se Trump po mbledh të gjithë yjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në ekip. O’Brien ka përmendur Elise Stefanik që është përzgjedhur për Përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, Marco Rubion për Sekretar Shteti dhe Michael Waltz për Këshilltar për Siguri Kombëtare./GazetaExpress/