Marco Asensio i bashkohet Fenerbahçes - Gazeta Express
string(37) "marco-asensio-i-bashkohet-fenerbahces"

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 22:48

Marco Asensio i bashkohet Fenerbahçes

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 22:48

Fenerbahçe ka kompletuar një nga goditjet më të bujshme të merkatos evropiane, duke zyrtarizuar transferimin e Marco Asensios.

Sulmuesi spanjoll, i njohur për periudhën e gjatë te Real Madrid dhe së fundmi pjesë e Paris Saint-Germain, nis një kapitull të ri në Stamboll në moshën 29-vjeçare, pas një periudhe jo plotësisht të qëndrueshme në Ligue 1 dhe një huazimi në Premier League.

PSG konfirmoi largimin përfundimtar të lojtarit, duke e falënderuar për kontributin dhe duke i uruar suksese. Asensio ka nënshkruar kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2028, me opsion për një vit shtesë. Sipas mediave franceze, shifra e transferimit ishte rreth 15 milionë euro – një çmim i konsideruar si mjaft i leverdishëm për një lojtar me përvojë elitare dhe karrierë të mbushur me trofe.

Asensio u bashkua me PSG-në në vitin 2023 si përforcim personal i Luis Enrique-s, por paraqitjet e tij ranë gradualisht.

Në dy sezone e gjysmë, ai zhvilloi 47 ndeshje, shënoi 7 gola dhe dha 11 asistime, duke fituar dy tituj kampion, dy kupa, dy Superkupa dhe duke qenë pjesë e triumfit të fundit të PSG-së në Ligën e Kampionëve, para se të huazohej në janar tek Aston Villa.

Në Premier League, nën drejtimin e Unai Emeryt, Asensio riktheu formën duke regjistruar 7 gola dhe 11 asistime në 21 ndeshje, duke lënë përshtypje pozitive.

Për Fenerbahçen, ky transferim është një deklaratë force pas eliminimit nga Champions League. Asensio sjell fleksibilitet në fazën ofensive, përvojë ndërkombëtare dhe aftësi për të ndikuar në lojë si anësor apo mesfushor sulmues.

Me 38 paraqitje dhe 2 gola për Spanjën, ai bëhet menjëherë një nga emrat më të spikatur në Superligën Turke, një afrimi që premton të rrisë performancën në fushë dhe profilin e klubit jashtë saj./GazetaExpress/