string(51) "marco-alberti-ambasadori-i-ri-i-italise-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2025 15:49

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2025 15:49

Pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar të Fabrizio Buccit, Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri.

Lajmin e konfirmoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Ministrisë për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

aaaaa