Marcelo niset drejt Londrës, pasi një plakë doli vullnetare për ta zëvendësuar si vëzhgues në zgjedhje - Gazeta Express
string(101) "marcelo-niset-drejt-londres-pasi-nje-plake-doli-vullnetare-per-ta-zevendesuar-si-vezhgues-ne-zgjedhje"

Marcelo niset drejt Londrës, pasi një plakë doli vullnetare për ta zëvendësuar si vëzhgues në zgjedhje

Futboll

Gazeta Express

04/05/2021 11:59

Marcelo iu bashkua skuadrës së Real Madridit për të udhëtuar drejt Londrës për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, pasi u lirua nga detyra si vëzhgues në zgjedhjet lokale në Madrid.

Ai u lirua vetëm pasi një plakë u paraqit vullnetare për ta zëvendësuar mbrojtësin brazilian si vëzhgues i zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.  

Lexo Edhe:

Marcelo ishte paraqitur në punë si vëzhgues në një qendër votimi në zgjedhjet lokale në Madrid, duke e përmbushur obligimin e tij të martën në mëngjes.

Druhej se Real Madridit do t’i mungonte mbrojtësi anësor në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat të mërkurën mbrëma, nëse klubi nuk e arsyeton mungesën e tij nga puna në zgjedhjet lokale në Madrid.

Marcelo ishte thirrur të punojë si monitorues i zgjedhjeve të 4 majit në një qendër votimi në Madrid, në ditën kur skuadra e Madridit do të udhëtonte drejt Londrës.

Sipas mediave spanjolle, Marcelo u paraqit në punë në qendrën e votimit rreth orës 8:30, duke e përmbushur obligim e tij.

Pak orë më vonë, ai u lirua nga detyra pasi në vend të tij në punë u paraqit një zonjë e moshuar, sipas mediave në Madrid.

Prandaj, Marcelo iu bashkua skuadrës dhe udhëtoi drejt Londrës mëngjesin e sotëm. /Gazeta Express/