Marcelo del në punë në zgjedhjet lokale në Madrid, megjithatë do të luajë kundër Chelseat - Gazeta Express
string(88) "marcelo-del-ne-pune-ne-zgjedhjet-lokale-ne-madrid-megjithate-do-te-luaje-kunder-chelseat"

Futboll

Gazeta Express

04/05/2021 11:03

Marcelo del në punë në zgjedhjet lokale në Madrid, megjithatë do të luajë kundër Chelseat

Futboll

Gazeta Express

04/05/2021 11:03

Marcelo është paraqitur në punë si vëzhgues në një qendër votimi në zgjedhjet lokale në Madrid, megjithatë ai është liruar nga detyra më vonë dhe do të jetë në gjendje t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e nesërme kundër Chelseat.

Kishte druajtje se Real Madridit do t’i mungonte mbrojtësi anësor në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat të mërkurën mbrëma, nëse klubi nuk e arsyeton mungesën e tij nga puna në zgjedhjet lokale në Madrid, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marcelo ishte thirrur të punojë si monitorues i zgjedhjeve të 4 majit në një qendër votimi në Madrid, në ditën kur skuadra e Madridit do të udhëtonte drejt Londrës.

Sipas mediave spanjolle, Marcelo u paraqit në punë në qendrën e votimit rreth orës 8:30, duke e përmbushur obligim qytetar.

Pak orë më vonë, ai u lirua nga detyra pasi në vend të tij në punë u paraqit një vullnetar, sipas mediave në Madrid.

Prandaj, Marcelo do të jetë në gjendje të udhëtojë drejt Londrës në aeroplanin e klubit mëngjesin e sotëm. /Gazeta Express/