Maratonë epike në Australian Open: Alcaraz rrëzon Zverevin dhe prek finalen - Gazeta Express
string(74) "maratone-epike-ne-australian-open-alcaraz-rrezon-zverevin-dhe-prek-finalen"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/01/2026 10:27

Maratonë epike në Australian Open: Alcaraz rrëzon Zverevin dhe prek finalen

Sporte tjera

Gazeta Express

30/01/2026 10:27

Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Australian Open, pasi mposhti Alexander Zverevin në një gjysmëfinale spektakolare që zgjati 5 orë e 26 minuta.

Numri 1 i botës fitoi me rezultat 3–2 në sete, pas një beteje të jashtëzakonshme fizike dhe mentale, shkruan Gazeta Express.

Spanjolli e nisi më mirë takimin, duke fituar dy setet e para 6:4, 7:5, por Zverev reagoi fuqishëm dhe barazoi shifrat me fitoret 7:6, 7:6.

Seti vendimtar solli dramë deri në fund, ku Alcaraz tregoi pjekuri kampioni dhe e mbylli ndeshjen me 7:5.

Me këtë fitore epike, Alcaraz siguron biletën për finalen e turneut në Melbourne, ndërsa Zverev largohet me kokën lart pas një paraqitjeje të madhe në gjysmëfinale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement