Marash Kumbulla i bashkohet Interit në verën e ardhshme - Gazeta Express

Marash Kumbulla i bashkohet Interit në verën e ardhshme

Ballina

Gazeta Express

15/01/2020 12:32

Interi i ka siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, Marash Kumbulla. Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do të vazhdojë të luajë te Verona deri në verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Dhe, në qershor do t’i bashkohet klubit të madh italian. Për këtë futbollist Interi do t’ia paguajë Veronës një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Për ta garantuar marrëveshjen e arritur në mes dy klubeve Interi pritet ta huazojë ndonjë lojtar të vetin në Verona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Në këtë mënyrë Interi fiton konkurrencën që e kishte për futbollistin shqiptar nga tri klubet e mëdha angleze, Chellsea, Manchester United dhe Evertoni.

Kumbulla është bërë njëri prej emrave më të përfolur në këtë afat kalimtar në Serie A.  19-vjeçari pati paraqitje të shkëlqyeshme me Veronën në 12 paraqitje duke rënë në sy të klubeve të mëdha italiane dhe evropiane. /GazetaExpress/