“Maqedonishtja”, obligative në të gjitha fakultetet - Gazeta Express
string(48) "maqedonishtja-obligative-ne-te-gjitha-fakultetet"

Gazeta Express

15/01/2020 16:44

“Maqedonishtja”, obligative në të gjitha fakultetet

Gazeta Express

15/01/2020 16:44

Mësim të obligueshëm të gjuhës maqedonase në të gjitha universitete shtetërore dhe private, punësim të lektorëve në të gjitha institucionet publike si dhe formim të Inspektoratit për përdorimin e gjuhës maqedonase- janë vetëm një pjesë e propozimeve në debatin e sotëm publik për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Gjuhëtarët propozojnë edhe miratim të trajnimit për shqiptim të duhur nëpër paraqitet publike të politikanëve dhe gazetarëve, përcjell Gazeta Express nga Alsat-M.

Lexo Edhe:

“Angazhohemi që njerëzit tanë të jenë më të ngritur, sidomos opinioni akademik dhe për këtë vlerësojmë që duhet të zbatohet lëndë që quhet- kultura e shprehjes apo e shkrimit, pa marrë parasysh si do të quhet”, tha Elena Jovanova Gruevska, drejtore e Institutit për gjuhë maqedonase.

“Propozoj trajnim për të gjithë përfaqësuesit e pushteteve, që të shprehurit të mos jetë aq i keq, siç e dëgjojmë për momentin”, u shpreh Iskra Panovska Dimkova- profesoreshë universitare.

Kryetari i Këshillit që e propozoi ligjin, profesori Ludmill Spasov thotë që të gjitha ligjet për avancimin e gjuhëve, duhet të shihen si bashkëpunim e jo si mohim.

“Ky ligj nuk bie ndesh, përkundër, në bashkëpunim me ligjin e gjuhëve, do të thotë, nuk mohohen njëra me tjetrën, siç është rendi dhe vendi i një shteti të caktuar, sepse ky është shtet i përbashkët i të gjithëve, me të gjitha gjuhët amë. Por, gjuha maqedonase është gjuha më e madhe shtetërore, sidomos në komunikim jashtë vendit dhe është unifikues”, tha Ludmill Spasov- kryetar i Këshillit për gjuhë maqedonase.

Me këtë ligj parashihet të formohet Inspektorati për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili do të ketë të drejtë edhe të gjobis. Me ligjin në fjalë propozohet edhe ripërtëritja e zyrave të lektorëve si dhe hapja e zyrave të reja në gjuhën maqedonase nëpër universitetet e huaja ndërsa ofrohet mundësi për mësimin e maqedonishtes në qendrat kulturore të ambasadave jashtë vendit.