Maqedonia merr borxh të ri 700 milion euro, që të kthejë 500 milionë nga borxhi i vjetër - Gazeta Express
string(87) "maqedonia-merr-borxh-te-ri-700-milion-euro-qe-te-ktheje-500-milione-nga-borxhi-i-vjeter"

Ballina

Gazeta Express

04/03/2021 10:59

Maqedonia merr borxh të ri 700 milion euro, që të kthejë 500 milionë nga borxhi i vjetër

Ballina

Gazeta Express

04/03/2021 10:59

Qeveria do të marrë hua 700 milion euro me euroobligacion të ri, por për disa muaj duhet të kthejë 500 milion euro për euroobligacionin të cilin e ka dhënë në vitin 2014-të.

Kjo vjen, ngaqë dje përfundoi procesi për euroobligacionin e tetë me radhë, i cili duhet të kthehet për 7 vjet me normë të interesit prej 1.625%

Lexo Edhe:

Detajet e kësaj, duhet të kumtohen sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Siç u tha kur u miratua Buxheti për vitin 2021, me fondet e siguruara nga emetimi i këtij euroobligacioni, borxhi i jashtëm do të shlyhet, gjegjësisht euroobligacioni i emetuar në vitin 2014, i cili duhet të shlyhet këtë vit. Pjesa tjetër do të përdoret për të financuar një pjesë të deficitit buxhetor. Euroobligacioni nga 2014 është në shumën prej 500 milion euro dhe është emetuar me normë interesi prej 3.975%, që do të thotë se tani norma e interesit është 2.35 pikë përqindje më e ulët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.